Hajdari për kryeministrin teknik: Vetëm Serbia dhe BDI i marrin disfatat si fitore!

Hajdari për kryeministrin teknik: Vetëm Serbia dhe BDI i marrin disfatat si fitore!

Publicisti dhe gazetari Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke komentuar çështjen e zgjedhjes së kryeministrit teknik tha se ati i duket se “vetëm BDI-ja dhe Serbia i marrin disfata si fitore”.

“Pozicioni i Ali Ahmetit në këtë qeveri që dalë ngadalë po i skadon edhe afati ishte shumë i fuqishëm në kuptimin e numrave dhe për ta kushtëzuar këtë qeveri, respektivisht kreun e kësaj qeveria me një mandat qoftë edhe për dy vite, jo si në rastin konkret pa ingerenca, si ai luani prej kartoni që nuk bën gjë por vetëm përgatit zgjedhjet e ardhshme që janë në muajin maj. Mua më dukë si ofenduese, sepse ta kesh si, partia politike shqiptare ta kesh këtë mundësi, këtë komodite, këtë pozicion dhe të mos kërkosh më tepër se qeveria teknike mua mu duk shumë ofenduese për shqiptarët”, tha Fejzi Hajdari.

 

MARKETING