Gyokeres ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm – Fabrizio Romano jep detajet

Ylli i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, thuhet se ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.
MARKETING
Pas një sezoni spektakolar me Sportingun, ku regjistroi 54 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat, sulmuesi suedez është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos.
Sipas mediumit portugez Record, Arsenali ishte klubi i parë që dorëzoi një ofertë konkrete prej 60 milionë eurosh me përfshirje bonusesh, në një takim të mbajtur të mërkurën.
Tani, thuhet se Gyokeres e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Gyokeres e ka bërë të qartë përmes rrjeteve sociale se prioriteti i tij është kalimi te Arsenali.
“Prioriteti i Viktor Gyökeres është t’i bashkohet Arsenalit këtë verë, pavarësisht interesimit nga Manchester United javët e fundit”.
“Gyokeres mbetet opsion për Arsenalin, sidomos me bisedimet për Seskon që ende nuk kanë përfunduar me marrëveshje”.
“United mbetet i interesuar, por beson se marrëveshja është e pamundur tashmë”, ka shkruar Romano në X.
Përveç Gyokeres, Arsenali ka qenë i lidhur edhe me sulmuesin e Leipzigut, Benjamin Sesko, por deri tani, nuk është arritur ndonjë marrëveshje zyrtare për të.