(VIDEO) Guvernatorja e Bankës: Shohim sinjale të uljes së inflacionit, por duhet kujdes

(VIDEO) Guvernatorja e Bankës: Shohim sinjale të uljes së inflacionit, por duhet kujdes

Shohim sinjale pozitive për uljen e inflacionit, i cili është në një trend rënës që nga tetori i vitit të kaluar, por duhet të mbajmë ende politika të mençura monetare. Kështu deklaroi guvernatorja e Bankës Popullorem Anita Angelovska Bezhoska,  në panel diskutimin “Politika monterare dhe fiskale në bote në inflacionin e lartë”, e cila u mbajt në Shkup.

Anita Angelovska Bezhoska, guverantore e Bankës Popullore

“Në këtë rend, mund të shohim se destabilizimi dhe inflacioni përkoi me lehtësimin e disa ndikimeve, të paktën sipas sondazhit të Bashkimit Evropian për pritjet. Në inflacionin e lartë prej 10 për qind e më shumë shohim edhe pjesëmarrje të reduktuar të komponentëve të CPA-së”

Ajo theksoi se ka disa shenja, por shtoi se ulja e inflacionit në disa vende, si i yni, sigursisht që do të varet nga vazhdimësia e goditjeve celulare, nga cënueshmëria ndaj goditjeve dhe rritja e ndjeshme e kredisë që do të ulë presionet në ato afat gjata dhe të mesme.

 Anita Angelovska Bezhoska, guverantore e Bankës Popullore

“Duhet të mbajmë politika monetare të mençura. Por duke marrë parasysh goditjet komplekse monetare me të cilat përballemi, është e rëndësishme që politikat monetare të mbështeten nga politikat fiskale për të parandaluar një rritje të pagave që nuk lidhet me rritjen e produktivitetit”

Me qëndrimin e saj u pajtua edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili tha se duhet të punohet në të gjitha pikëpamjet e ndryshme sa i përket çmimeve. Ai potencoi se në përgatitjet për vështirësitë e dimrit, kjo u ka dhënë hapësirë për të vendosur një ekuilibër mes politikave monetare dhe fiskale.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING