Guterres: Autoriteti dhe besueshmëria e KS të OKB-së të dëmtuara për shkak të mosarritjes së armëpushimit
![Guterres: Autoriteti dhe besueshmëria e KS të OKB-së të dëmtuara për shkak të mosarritjes së armëpushimit](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/12/guteres.jpg)
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, deklaroi se autoriteti dhe besueshmëria e Këshillit të Sigurimit janë dëmtuar për shkak të mungesës së fuqisë së tij për të zbatuar vendimin e armëpushimit humanitar në Gaza, raporton Anadolu.
Duke folur në Forumin e Dohas në Katar, Guterres vuri në dukje se nevojiten reforma radikale në strukturën financiare globale të Këshillit.
“Autoriteti dhe besueshmëria e KS të OKB-së është dëmtuar sepse nuk ka fuqinë të vendosë për një armëpushim në Gaza”, tha Guterres, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga thirrja e tij për armëpushim humanitar.
Duke nënvizuar se nuk ka mbrojtje efektive për civilët në Rripin e Gazës, Guterres vuri në dukje se numri i viktimave është në një nivel të paprecedentë.