Gurra: Shpresojmë që të vazhdojë qëndrueshmëria politike në Turqi, kundërkandidati i Erdoganit premton kaos dhe rikthim të jostabilitetit

Gurra: Shpresojmë që të  vazhdojë qëndrueshmëria politike në Turqi, kundërkandidati i Erdoganit premton kaos dhe rikthim të jostabilitetit

Mehdi Gurra kryetar i fondacionit “Alsar”, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se zgjedhjet në Turqi, janë duke ngjallur interesimin, dhe janë duke u ndjekur edhe nga shqiptarët e Shqipërisë.

“Sigurisht që Turqia dhe politika e saj për Shqipërinë janë të rëndësishme si shtet si shtete mike, aq më tepër se këtë vit është 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Populli shqiptar këtu në Shqipërisë, dhe mbi gjitha ata që janë frekuentues të xhamive, me lutjet e tyre urojnë dhe luten zgjedhjet të vazhdojë qëndrueshmëria politike në Turqi, sepse opozitat turke me atë kandidat që ka paraqitur dhe me ato pretendime apo propozime, premtimet që ka bërë me të vërtet unë do ta quaja fillimi i një kaosi të ri për Turqinë, atë herë kur presidenti Erdogan e mori Turqinë 20 vite më parë, kur Turqia pati problem me qëndrueshmërinë me stabilitetin dhe qëndrueshmërinë”, tha Mehdi Gura.

Gura tha se ata që pretendojnë që Erdogan e ka çuar prapa Tuurqinë, as që kanë shkuar në Turqi dhe të shohin se çfarë progresi ka bërë vendi dhe as që nuk kanë ndjekur nga afër zhvillimet që janë bërë për ngritjen e atij popullit që janë bërë në nivelin ekonomik.

MARKETING