Guguçevska: KSZH e gatshme nëse shpallen zgjedhje të parakohshme

Guguçevska: KSZH e gatshme nëse shpallen zgjedhje të parakohshme

Ndërkohë që opozita kërkon zgjedhje dhe partitë në pushtet deklarojnë se nuk ka nevojëp për to, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) ka njoftuar se është i gatshëm të organizojë dhe realizojë zgjedhje në çdo moment kur ato do të shpallen. Zëdhënësja e KShZ-së, Lupka Guguçevska deklaroi se në KSHZ ekziston si organ profesional  që ka angazhim intensiv në mes të zgjedhjeve. “Vetë procesi zgjedhor organizohet dhe zbatohet me sukses vetëm nëse veprimet përgatitore janë zbatuar dhe përfunduar me sukses. Ne vazhdimisht jemi duke u përgatitur për zgjedhje ashtu që KSHZ-ja të jetë absolutisht e gatshme që në çdo moment kur shpallen zgjedhjet t’i kryejë të gjitha kompetencat e saj”, thotë Guguçevska.