Guardiola: Haland do të na ndihmojë të fitojmë Championsin, Lautaro është i rrezikshëm

Guardiola: Haland do të na ndihmojë të fitojmë Championsin, Lautaro është i rrezikshëm

Trajneri Pep Guardiola doli në konferencën për shtyp në prag të finales së madhe të Championsit ndaj Interit. Ai foli për lojën e ekipit të tij si dhe lojën e zikaltërve. Ndër të tjera tekniku spanjoll foli edhe për sulmuesin Lautaro Martinez duke e cilësuar si një lojtar të veçantë dhe të rrezikshëm në zonë.

Është fiksim apo ëndërr të fitoni Ligën e Kampioneve?

“Është një ëndërr. Është gjithmonë një ëndërr për të fituar trofe. Fjala fiksim është gjithashtu një fjalë pozitive, por padyshim që është një ëndërr për ne.”

Çfarë dueli do të jetë? Të gjithë ju shohin si favoritë…

 

 

“Nuk mund të kontrolloj se çfarë thonë apo mendojnë njerëzit. Gjithçka do të varet nga ne dhe nga Interi. Skuadra më e fortë do të jetë fituesi, nëse ata ngrenë kupën, Interi do të jetë më i madh se Siti. Ka rëndësi vetëm loja”.

Sa e rëndësishme do të jetë atmosfera?

“Shpresoj të jetë një natë fantastike, është kompeticioni më i bukur në botë. Ne jemi këtu, të gatshëm për të mbështetur UEFA-n në këtë kompeticion, për të ndihmuar tifozët të argëtohen.”

MARKETING