Guardiola befason me deklaratë, tregon se çfarë e shqetëson pas shortit

Guardiola befason me deklaratë, tregon se çfarë e shqetëson pas shortit

MARKETING

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se orari i ndeshjeve të cilën e ka skuadra e tij nuk është e lehtë.

MARKETING

Sample Image

Por, ai ka shtuar se duhet përballur me ekipet kundërshtare edhe në situata të tilla.

City të dielën luan në udhëtim tek Arsenali. Më pas me Leyton Orientin më 8 shkurt luan në 1/16 e finales në Kupën FA, e më pas takohet me Real Madridin më 11 shkurt. Menjëherë pas Realit, takohet me Newcastlen më 15 shkurt, dhe më 18 shkurt e luan ndeshjen kthyese me madrilenët.

Më 23 e 26 shkurt e presin ndeshjet me Liverpoolin dhe Tottenhamin.

“Ballafaqimet me Real Madridin janë kthyer në derbi. Për vitin e katërt rresht. Por, Bayerni apo Madridi, të dyja janë skuadra shumë të forta. Shpresoj të kemi paraqitje të mirë në shtëpi e më pas në Madrid ta japim më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Guardiola në konferencën për shtyp pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës.

MARKETING