Grupi punues për ndryshime kushtetuese do të mbajë seancë në Qeverinë e RMV-së

Grupi punues për ndryshime kushtetuese do të mbajë seancë në Qeverinë e RMV-së

Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë do të mbajë seancë në Qeveri sot në ora 14:30.

Seanca e kaluar është mbajtur pardje dhe është diskutuar për procedurën, metodologjinë dhe mënyrën e punës. Siç njoftoi më herët kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska, përgatitja e rregullores duhet të jetë në rend dite edhe sot.
“Më e rëndësishmja është që të gjithë aktivitetin tonë ta reduktojmë në atë që do të thotë propozim për fillimin e kësaj pune. Nesër pasnesër me siguri do të keni mundësinë të shihni zgjidhjet, si dhe dokumentet dhe konkluzionet e mëparshme të Qeverisë, konkluzionet dhe vendimet e Kuvendit lidhur me gjithçka që është treguar më parë nga BE-ja, për gjithçka që një farë mënyre tregon nevojën për ndryshime”, tha Nikollovska të martën.
Kryetarja e grupit punues po ashtu theksoi se nuk u është dhënë afat, por do të punojnë me iniciativën.

Grupi punues ka 23 anëtarë, dhjetë prej të cilëve janë ekspertë, dhjetë janë propozime të partive politike dhe tre janë anëtarë të institucioneve, Kabinetit të Presidentit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe SÇE.

MARKETING