“Grupi më i vështirë”, Dalic: Kemi shumë respekt për Shqipërinë

“Grupi më i vështirë”, Dalic: Kemi shumë respekt për Shqipërinë

Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Për SuperSport foli trajneri i kombëtares kroate, Zltako Dalic. Ky i fundit theksoi se ka shumë respekt për Shqipërinë ndërsa kujtoi edhe kohën kur trajnonte Dinamon në Superiore.

“Është grupi më i vështirë kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë. Do të jetë një luftë e madhe, objektivi është të kalojmë grupin. Shqipëria doli e para në grup dhe ka luajtur mirë, nuk do të jetë e lehtë, Por jam optimist dhe do të bëjmë më të mirën për veten tonë.

Respekt i madh për Shqipërinë sepse ishin të parët në grup dhe presim një ndeshje të vështirë”.

Shkarkimi nga Dinamo shumë vite më parë? “Ka shumë kohë, kalova tetë muaj dhe ishte mirë për mua. Shihemi në qershor”, u shpreh Dalic.

MARKETING