“Grupi i Zjarrit”: Nuk jemi vetëpërjashtuar, lëshuam mbledhjen në shenjë proteste si pasojë manipulimit të statutit të partisë

“Grupi i Zjarrit”: Nuk jemi vetëpërjashtuar, lëshuam mbledhjen në shenjë proteste si pasojë manipulimit të statutit të partisë

“Grupi i Zjarrit” ka reaguar pas komunikatës së partisë në të cilën pas mbledhjes së djeshme shprehej keqardhje për vetëpërjashtimin e pesë anëtarëve të Kryesisë qëndrore të partisë.

“Grupi i Zjarrit” gjithashtu akuzojnë Kryesinë e BDI-së se nuk janë ftuar në mbledhjen e partisë si anëtarë të Kryesisë, gjë që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të partisë, duke vepruar kështu në mënyrë arbitrare dhe jodemokratike.

“1. Nuk jemi vetëpërjashtuar por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mos pajtueshmërisë dhe manipulimit të statutit të partisë.

  1. Nuk jemi ftuar në mbledhjen e partisë si anëtar të Kryesisë, që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të parties.
  2. Ky lloj kryesimi me organin partiak është arbitrar dhe jo demokratik.
  3. Antarët e Kryesisë përzgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vetëm ai mund ti shkarkon përmes proceduarave ligjore statutore.

MARKETING