Grup studentësh të OKH “Merhamet” pjesëmarrës të projektit “Diplomacia Digjitale” në Stamboll
Me ftesë të Shoqatës për Hulumtim dhe Edukim ‘’Divan’’ të Turqisë, me datë 20 – 22 maj 2024, një grup studentësh nga OKH Merhamet morën pjesë në projektin dy ditor ‘’Diplomacia Digjitale’’, i cili u realizua në qytetin e Stambollit.
Në këtë projekt për Diplomaci Digjitale dhe platformë gjithëpërfshirëse e studimeve të paqes për të rinjtë, i realizuar nga shoqata Divan, u prezantua puna dhe projekti i IPCR, projekt ky që synon të kryejë studime mbi hartimin e konflikteve, duke përfshirë studimet e paqes, diplomacinë humanitare dhe diplomacinë dixhitale, dhe të raportojë dhe analizojë këto studime. Gjithashtu ky program përkthen të dhënat kërkimore të publikuara nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.