Grisje Kurani në Hagë, po pse para ambasadës turke?!

Grisje Kurani në Hagë, po pse para ambasadës turke?!

Një episod i ri, këtë herë në Holandë, me ekstremistët e ekstremit të djathtë që grisnin dhe shkelin një kopje të Kuranit, u zhvillua të premten jashtë ambasadës turke në Hagë.

Protagonist i incidentit ishte Edwin Wagensveld, lider i degës holandeze të lëvizjes antiislame Pegida, i cili filloi të hidhej mbi librin e shenjtë të Islamit dhe më pas e grisi atë. Wagensveld, i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë, kishte veshur një bluzë të zezë me shkrimin “Islami nuk është më i mirë se nazizmi”.

Autoritetet holandeze e dënuan aktin përpara se të zhvillohej, por thanë se nuk ishte ligjërisht e mundur ndalimi i tij.

Ndërkohë, policia e Hagës bllokoi hyrjen në qendrën e qytetit, ku ndodhet ambasada turke, ku ishin mbledhur rreth 50 persona për të protestuar kundër aktit të Wagensveldit.

Por tej paradoksit shtetëror në këtë rast, si në Suedi, ku shtetin e dënon por nuk e ndalon dot aktin e rëndë dhe të urryeshëm të urrejtjes, në emër të së ashtuquajturës “liri shpreheje” që në këtë rast ngjan me një idiotizëm e jo vlerë, idiotizmi tjetër i atyre që cenojnë Kuranin është zgjedhja e ambasadës turke për ta bërë këtë gjë. Po pse? Turqia nuk është vendin që simbolizon Islamin; ajo është një ndër vendet islame që ka qenë perandori muslimane, por jo më shumë se kaq. Mbi të gjitha nuk është as shtet sheriatik. Ndryshe nëse ky akt ndërmerrej para ambasadës saudite, pasi aty, në atë vend, nisi shpallja e Islamit, nga aty ishte Profeti Muhamed, aty zbriti Kurani prej Zotit, aty janë dy ndër tre vendet e shenjta islame. Pra, cenuesit e Kuranit, përveçse të lig në shpirt janë dhe injorantë deri në nivel idiotësie katastrofike. Ndaj, ngaqë nuk e sfidojnë kulturalisht Islamin, nga injoranca e thellë që kanë, zgjedhin të bëjnë bastardin.

Me gjasë, ata as që e kanë lexuar Kuranin, pasi ndryshe nuk do ishin kaq idiotë. Më e pakta do e kuptonin se libri në fjalë nuk ka asnjë lidhje me Turqinë. /tesheshi.com/

MARKETING