Greqia goditet nga një tërmet, ndihet edhe në RMV
Greqia është dridhur nga një tërmet në orët e vona të së hënës.
Raportohet se fuqia e këtij tërmetit ishte 4.2 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e lëkundjes llogaritet të ketë 16 kilometra nga Nea Propondia, afër Selanikut.
Sipas Qendres Gjeologjike të ShBA-së, tërmeti është ndjerë edhe në Bullgari, Turqi dhe Maqedoni të Veriut