Greqia dërgon ndihma në Türkiye për shkak të tërmetit

Greqia dërgon ndihma në Türkiye për shkak të tërmetit

Greqia do të dërgojë ndihma në Türkiye për shkak të tërmetit me magnitudë 7.4 ballë, epiqendra e të cilit është rrethi Pazarcık i Kahramanmaraşit dhe ka prekur gjithsej 10 provinca, transmeton Anadolu.

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis në llogarinë e tij në Twitter, duke shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e atyre që humbën jetën në tërmetin në Türkiye tha: “Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë”.

Mitsotakis gjithashtu tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga tërmeti që ndodhi në Türkiye dhe shkaktoi shkatërrime në Siri.

Në tërmetin e Marmarasë në vitin 1999, Greqia dërgoi ndihma në Türkiye dhe në tërmetin e Athinës në vitin 1999, poashtu Türkiye dërgoi ndihma në Greqi.

MARKETING