Grabitet një filial banke në Shkup

Grabitet një filial banke në Shkup

Filiali i një banke në bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup sot paradite është grabitur nga një person i cili duke u kërcënuar me pistoletë ka marrë para.

“Sot (04.06.2024) në ora 11:25 në SPB Shkup është raportuar se në një filiale të një banke në Bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, një person ka kanosur me armë punonjësit dhe ka marrë para.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

MARKETING