Gostivar, në aksident trafiku lëndohet i mituri me motoçikletë

Të mërkurën mbrëma rreth orës 21 është denoncuar për një aksident trafiku në rrugën regjionale Gostivar – Çegran. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë Bora me targa të Gostivarit e drejtuar nga 63 vjeçari me iniciale M.A nga fshati Çegran dhe një motoçikletë pa targa që e ka drejtuar një I mitur nga fshati Forinë. Në aksident I mituri ka marrë lëndime të rënda trupore të cilët janë konstatuar në spitalin e përgjithshëm në Gostivar. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.

MARKETING