Gostivar: Arrestohen tre persona me drogë dhe armë pa leje

Gostivar: Arrestohen tre persona me drogë dhe armë pa leje

Më 13 shkurt 2026, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria tre persona nga Gostivari: A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24).

Gjatë kontrollit fizik, te A.R. janë gjetur tetë paketime me lëndë pluhuri të bardhë, ndërsa te Z.A. një paketim i tillë.

Me urdhër gjyqësor, policia bastisi edhe shtëpinë e A.R., ku u gjetën dhe u konfiskuan:

  • një pistoletë “Beretta” kalibër 22mm,

  • një pushkë karabinë “Zastava” kalibër 8,57,

  • një karikator,

  • 191 fishekë të kalibrave të ndryshëm, për të cilët personi nuk kishte leje.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tre të rinjve do të parashtrohen kallëzimet ligjore përkatëse.

MARKETING