52 vjeçari nga Shkupi dyshohet për dhunë ndaj partneres së tij shtatzënë

52 vjeçari nga Shkupi dyshohet për dhunë ndaj partneres së tij shtatzënë

MARKETING

Prokuroria e Shkupit njofton se ka nisur procedurë ndaj një 52-vjeçari, i dyshuar për dhunë në familje ndaj partneres së tij 32-vjeçare, e cila ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.

MARKETING

Sample Image

Sipas Prokurorisë, ai e goditi gruan në banesën e tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima arriti të ikë gjatë rrugës për te gjinekologu dhe kërkoi ndihmë në një kafene, ku njoftoi policinë.

Prokuroria ka propozuar masat paraprake ndaj të dyshuarit, duke përfshirë ndalimin e kontaktit me viktimën, sekuestrimin e pasaportës dhe detyrimin për të raportuar periodikisht tek organet kompetente.

MARKETING