Gjyqtari anglez: E urrej VAR-in

Gjyqtari, Bobby Madley ka thënë se “e urren” VAR-in në futboll sepse i heq “emocionin” lojës. Madley gjykon ndeshje në ligat e dyta, të treta dhe të katërta angleze dhe është gjyqtari i katërt në ndeshjet e Ligës Premier League.
MARKETING
Ai nuk e përdor VAR-in në ndeshjet e rregullta të ligës, ndërsa teknologjia është futur në ndeshjet e ligës së parë angleze që nga fillimi i sezonit 2019-20.
“E dua League One sepse shënon një gol, shikon gjyqtarin, shikon ndihmës gjyqtarin, ai nuk e ka ngritur flamurin, është një gol”.
“VAR-i e largon atë emocion dhe futbolli është një lojë ku mund të ketë një moment në lojë, një gol, dhe kaq. Për ta larguar këtë, të duhet të presësh e të presësh, gjë që duket si një përjetësi, si tifoz nuk jam një tifoz i madh i asaj përvoje”, shtoi ai.
Madley arbitroi 91 ndeshje të Ligës Premier midis viteve 2013 dhe 2018. Ai u ul në kategori pasi i dërgoi një video një miku ku tallte një person me aftësi të kufizuara. Ai u transferua në Norvegji dhe arbitroi në ligat më të ulëta, dhe pranoi mundësinë për t’u rikthyer në futbollin anglez në shkurt të vitit 2020.
Ai arbitroi një ndeshje të Ligës Premier në sezonin 2022–23 dhe një tjetër sezonin pasardhës, por nuk arbitroi asnjë ndeshje në ligën më të lartë të Anglisë në sezonin 2024–25.
“Ka kaq shumë para në futboll, saqë është e drejtuar nga biznesi. Çdo gabim perceptohet si diçka që u kushton njerëzve para”, shtoi Madley. “Dhe nuk mendoj se shumica e tifozëve të futbollit ishin me nxitim për të futur teknologjinë”.
“As lojtarët dhe as gjyqtarët, por njerëzit që drejtojnë futbollin, ata janë multimilionerë dhe miliarderë, dhe kanë pasur probleme me gjyqtarët që bëjnë gabime”.
“Ne mendojmë se kemi arritur në një pikë ku njerëzit thonë: ‘Më falni, po e shkatërrojmë futbollin me këtë tani’. Por ne e dinim se çfarë lloj përbindëshi kishim krijuar. Si gjyqtarë, e dinim se çfarë do të vinte”, përfundoi ai.