Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit

Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit

Gjykata Supreme sot në seancë konfirmoi qëndrimin parimor se “shteti është i detyruar të sigurojë një mjedis jetësor të shëndetshëm, midis të cilit dhe të drejtën për ajër të pastër, si dhe të drejtën individuale të qytetarëve”, pas inciativës së propozuar nga ana e Shoqatës së avokatëve “Goxho, Kiçeec dhe Novakovski”, për konfirmimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik, për atë se sa shteti siguron kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis jetësor të shëndetshëm konform me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj në sferwn e mjedisit jetësor.

“Sipas rregullores kombëtare dhe ndërkombëtare, shteti është i obliguar të sigurojë mjedis të shëndetshëm jetësor, duke përfshirë të drejtën për ajër të pastër, si e drejtë individuale e qytetarëve, të cilët si palë në procedurë administrative mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen të miratojë dokumentet bazë të planifikimit nga neni 23 i Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, si akte të përgjithshme”, tha Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme.
Në seancën e përgjithshme në Gjykatën Supreme mori pjesë Borçe Davitkovski, profesor në pension në Fakultetin juridik, i cili tha se deri më tani organet kompetente shtetërore, si Ministria e Mjedisit dhe Qeveria, nuk kanë ndërmarrë pothuajse asnjë veprim për të mbrojtur ajrin, prandaj një numër i madh i qytetarëve kanë vdekur si pasojë e ajrit të ndotur.

“Kur flasim për ndotjen e ajrit, Instituti i Shëndetit publik ka dalë me të dhëna se çdo vit në Maqedoni vdesin nga 4500 deri në 5000 qytetarë. Nëse marrim 35 vitet e kaluara të ekzistencës sonë, do të thotë që për momentin ka një milion e dyqind ose treqind banorë që jetojnë këtu, pra ne kemi humbur një të dhjetën e banorëve vetëm nga ajri i ndotur dhe askush nuk po përgjigjet dhe askush nuk reagon”, tha Borçe Davitkovski, profesor.

Pas seancës së sotme, Gjykata Administrative nuk do të mund më t’i refuzojë këto konteste apo të mos veprojë sipas tyre, por do të duhet të marrë vendime dhe të mbajë përgjegjësi ligjore nëse i shkelet e drejta e ndonjë qytetari për ajër të pastër.

MARKETING