Gjobiten 414 shoferë për ngasje të shpejtë

Gjobiten 414 shoferë për ngasje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 414 shoferë.

Siç informoi sot MPB, prej tyre 15 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse shtatë shofer kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Poashtu është konstatuar se 260 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 154 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MARKETING