Gjobiten 117 shofer në Shkup
SPB Shkup edhe dje (04.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 117 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 masa, nga të cilat shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Nga atje thonë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.