Gjobë me para e tetë muaj pezullim nga futbolli për Toneyin e Brentfordit

Gjobë me para e tetë muaj pezullim nga futbolli për Toneyin e Brentfordit

Eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, tha se sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, është pezulluar në të gjitha aktivitetet e futbollit për tetë muaj, si dhe është gjobitur me 50.000 funte, për shkelje të rregullave të futbollit.

Ai shkroi në Facebook të mërkurën se Toney u dënua për vendosjen e basteve të lidhura me futbollin për një periudhë prej më shumë se 10 vjet.

“Pas shkeljes së rregullave të basteve, sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney është pezulluar nga të gjitha aktivitetet e futbollit me efekt të menjëhershëm për tetë muaj. Ai gjithashtu është gjobitur me 50,000 £ – dhe është paralajmëruar për sjelljen e tij në të ardhmen për shkelje të Rregullave të basteve të FA”, thuhet në njoftimin e Romanos.

Emri i 27-vjeçarit është shumë i përfolur në mediat angleze pasi ai thuhet se i kishte lidhur 1260 baste.

MARKETING