Gjoba për 90 shoferë në Shkup

Gjoba për 90 shoferë në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup dje (24.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 90 gjoba, nga të cilat tre për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, pesë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të celularit, tri gjoba për automjete të paregjistruara.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.