Gjiganti i Ligës Premier në negociata për transferimin e Nico Williams

Klubi anglez, Chelsea thuhet se dëshiron të fitojë garën për transferimin e yllit spanjolle, Nico Willims nga Athletic Bilbao.
Sipas mediumit Teamtalk, drejtuesit e Chelseat kanë filluar negociatat për transferimin e sulmuesit anësori të Athletic Bilbaos.
Burimi raporton se kontrata e 22-vjeçarit spanjoll përfshin një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro.
Megjithatë, një lëvizje e mundshme te Chelsea mund të komplikohet nëse klubi londinez nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi futbollisti spanjoll ëndërron të luajë në këtë garë.
Williams aktualisht është nën kontratë me Athletic Bilbao deri më 30 qershor 2027, teksa faqja e Transfermarkt e vlerëson atë në 70 milionë euro.
Këtë sezon, Williams ka luajtur 37 ndeshje për klubin bask, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë shtatë asistime.