Gjermania paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë eurosh për Ukrainën

Gjermania paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë eurosh për Ukrainën

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës armatime shtesë në vlerë prej 400 milionë euro për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.

“Parlamenti gjerman ka rënë dakord të rrisë fondet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën me rreth 400 milionë euro”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Sipas tij, kjo do të mundësojë “blerjen e kapaciteteve shtesë të mbrojtjes ajrore, tankeve, dronëve, municioneve dhe pjesëve rezervë, të cilat do të forcojnë efektivisht forcat e armatosura ukrainase në mbrojtjen e vendit të tyre”.

Komiteti i buxhetit të parlamentit gjerman miratoi fondet pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u kërkoi aleatëve perëndimorë të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake mes sulmeve të shtuara ruse, që kanë si objektiv infrastrukturën kritike të vendit.

Që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, sipas shifrave zyrtare, Gjermania ka dorëzuar ose rezervuar 28 miliardë euro armë në Ukrainë.

Ndihma ushtarake ka përfshirë armë dhe pajisje të avancuara si tanke luftarake “Leopard 2”, tanke kundërajrore “Gepard”, automjete luftarake “Marder”, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe “IRIS-T”.

MARKETING