Gjermania, Kosovës e Serbisë për takimin e 18 marsit: Mos t’iu ikë autobusi

Gjermania, Kosovës e Serbisë për takimin e 18 marsit: Mos t’iu ikë autobusi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është afër, duke iu referuar takimit të 18 marsit, i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Një marrëveshje është afër. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të kahershëm dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe menjëherë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Tutje, ambasadori gjerman i bëri apel të dy palëve që ta pranojnë propozimin evropian.

“Apeli im për Kosovën (dhe Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: ‘Mos e humbisni autobusin”, shkroi ai.

“Një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke”, përfundoi ai.

MARKETING