Gjermani, 10 të arrestuar në një skandal me leje qëndrimi për të huajt

Gjermani, 10 të arrestuar në një skandal me leje qëndrimi për të huajt

MARKETING

Policia gjermane ka arrestuar sot 10 të dyshuar për dhënien e lejeve të qëndrimit për të huajt në këmbim të ryshfeteve prej dhjetëra mijëra eurosh, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në mesin e anëtarëve të grupit ndërkombëtar të kontrabandës së qenieve njerëzore ishin dy avokatë dhe disa punonjës të zyrave të imigracionit në Nordrhein-Westfalen, njoftoi transmetuesi publik ARD duke cituar hetuesit.

Rreth 350 shtetas të huaj kanë paguar 30.000 deri në 35.000 euro për të marrë leje qëndrimi, sipas lajmit. Shumica e tyre kanë qenë shtetas kinezë, ndërsa të tjerët nga vendet arabe.

Sipas hetuesve, në një bastisje në shkallë të gjerë, rreth 1.000 oficerë sigurie kanë kryer kontrolle në gati 100 shtëpi dhe zyra në tetë shtete federale, duke sekuestruar dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike.

MARKETING