Gjendja në veri, Erdogan telefonon Kurtin dhe Vuçiqin

Gjendja në veri, Erdogan telefonon Kurtin dhe Vuçiqin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenca turke në një njoftim për medie, në të cilin thuhet se Erdogan theksoi se dialogu mes palëve është zgjidhja e vetme për vendosjen e paqes në rajon.

“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.

Presidenca turke u shpreh e gatshme ta ofrojë ndihmën e saj në dialogun Kosovë – Serbi.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq e kanë uruar Erdoganin për fitoren e së dielës në zgjedhjet presidenciale në Turqi

MARKETING