Gjendet i vdekur drejtori i Alsat-M, Lirim Hajredini
Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë drejtori i televizionit “Alsat-M”, Lirim Hajredini. Trupi i tij është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup.
Hajredini ka qenë drejtor operativ i televizionit të parë kombëtar në gjuhën shqipe, “Alsat-M”. Vendi ku është gjetur trupi është siguruar nga policia, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.

