Gjendet armatim në afërsi të Manastirit të Banjskës, flasin nga Policia

Gjendet armatim në afërsi të Manastirit të Banjskës, flasin nga Policia

Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur pesë ‘zolla’ teksa po patrullonin, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri, i cili tha se armatimi i gjetur dyshohet se lidhet me sulmin terrorist të vitit të kaluar.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani.

Ndryshe, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës, ku u vra një rreshter policor.

MARKETING