Gjatë aksionit të kontrollit në objekte gastronomike në kazino kanë qenë të pranishëm edhe të mitur

Dy persona të mitur mbrëmë janë gjetur në një kazino pasi në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 05:00 nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, realizuan aksion kontrolli në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.
Siç bëri të ditur MPB, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe kundërvajtje në lidhje me mosdhënien e faturave fiskale si dhe shkeljen e Ligjit për konsumimin e duhanit.

MARKETING