Gir: Ndryshimet kushtetuese janë çështje të cilën qeveria e re do të duhet ta zgjidhë

Gir: Ndryshimet kushtetuese janë çështje të cilën qeveria e re do të duhet ta zgjidhë

Nuk mendoj se situata ka ndryshuar në mënyrë drastike prej para zgjedhjeve e deri pas tyre, tha euroambasadori Dejvid Gir, në emisionin Top Tema në Telma ku sonte ishte mysafir, në çështjen për ndryshimet kushtetuese të cilat janë të nevojshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit.

Gir më tej shtoi se pas gati dy vitesh negociata të mundimshme me Bullgarinë, u arrit një marrëveshje e cila zhbllokoi procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe me të cilën vendi mori disa detyrime.

“Pjesë e asaj marrëveshje është që do të kishin ndryshime në kushtetutë për të përfshirë njerëzit që identifikohen si bullgarë nën mbrojtjen e vetë kushtetutës. kjo nuk ka ndryshuar, është ende situata. pra, do të jetë një çështje qe qeveria e re do duhet ta zgjidhë, direkt”, u shpreh Gir.

MARKETING