Gerapetrisis nga Shkupi: Është e rëndësishme të garantohet rrjedha evropiane e vendeve të Ballkanit

Gerapetrisis nga Shkupi: Është e rëndësishme të garantohet rrjedha evropiane e vendeve të Ballkanit

Rruga drejt Evropës do të duhet të vazhdojë dhe Greqia do të jetë ndër ato vende që do të qëndrojnë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me respektim të demokracisë dhe shtetin e së drejtës dhe me shpresën se Evropa do të bëhet familja e gjerë e të gjitha vendeve, theksoi shefi i diplomacisë greke në deklaratën për televizionin shtetëror ERT pas pjesëmarrjes në Samitin e shefave të vendeve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunimin në Evropën juglindore (PBEJL) në Shkup, njoftoj korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gerapetritis tha se në Shkup përcolli “mesazhin e paqes, solidaritetit dhe miqësisë për të gjitha vendet e Evropës Juglindore”, ai kujtoi se Greqia ishte një nga vendet “që përshpejtoi formimin e konferencave ndërballkanit”, por edhe një mbështetëse e fortë e perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor përmes agjendës së Selanikut të vitit 2003.

 

MARKETING