Gaza, të paktën 25 palestinez të vrarë në sulmet ajrore izraelite

Gaza, të paktën 25 palestinez të vrarë në sulmet ajrore izraelite

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 25, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton Anadolu.

Sipas ministrisë, 76 palestinezë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore.

Herët të enjten, Brigadat Al-Quds, krahu i armatosur i grupit të Xhihadit Islamik, konfirmoi vdekjen e komandantit të njësisë së lëshimit të raketave Ali Hassan Ghali.

Ghali, i cili ishte gjithashtu anëtar i këshillit ushtarak të grupit, është lideri i katërt i Xhihadit Islamik i vrarë në valën e fundit të sulmeve ajrore izraelite.

Gjitashtu në sulmet izraelite u vranë gratë dhe fëmijët e udhëheqësve të Xhihadit Islamik.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore janë pjesë e operacionit të saj “Mburoja dhe Shigjeta”. Ofensiva filloi pas raketave të hedhura nga Gaza pas vdekjes së një të burgosuri palestinez i cili ishte në grevë urie në një nga burgjet izraelite.

Fraksionet palestineze lëshuan gjithashtu një breshëri raketash në drejtim të Izraelit të mërkurën.

Sipas shifrave palestineze, të paktën 130 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti. Gjatë së njëjtës periudhë janë vrarë të paktën 19 izraelitë në sulme të ndryshme.

MARKETING