Gashi nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut është partnere e besueshme e SHBA-së

Gashi nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut është partnere e besueshme e SHBA-së

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i cili po realizon një vizitë pune në Uashington, sot ka folur në Forumin e Sigurisë, me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe angazhimi ndaj partneritetit me SHBA-në”. Më poshtë fjala e plotë e Kryetari të Kuvendit Afrim Gashi.
“Angazhimi i vendit tonë ndaj NATO-s është i fortë, i udhëhequr nga bindja se asnjë komb nuk mund të sigurojë veten i vetëm. Maqedonia e Veriut kontribuon me disiplinë, qëndron pranë aleatëve të saj, i përmbush angazhimet dhe demonstron partneritet përmes veprave.
Ne qëndrojmë si një aleat besnik i NATO-s dhe një partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Gashi. Ai tha se në të njëjtin frymë, Maqedonia e Veriut zgjedh përgjegjësinë mbi hezitimin dhe unitetin mbi ndarjen. Në këtë ngjarje të rëndësishme, morën pjesë liderë botëror dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan, dhe u diskutuam për sigurinë dhe bashkëpunimit transatlantik.

MARKETING