Gashi: Kuvendi angazhohet për një sistem shëndetësor më të mirë për qytetarët!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një postim në rrjetin social facebook për Ditën Botërore të Shëndetin, shkruan se ata bashkohen me shpresën dhe angazhimin global për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e çdo individi.
“Përmes këtij shënimi, riafirmojmë angazhimin e Kuvendit për të mbështetur iniciativat që mundësojnë një sistem shëndetësor më të mirë për çdo qytetarë, pa dallim. Shëndeti i mire është baza e një shoqërie të fuqishme dhe të qëndrueshme, prandaj të punojmë së bashku për sistem shëndetësorë të qëndrueshëm dhe të qasshëm, që ofron shërbim dinjitoz për qytetarët!”, ka shkruar Gashi.