Gashi: I kemi 2/3 për ndryshimet kushtetuese, por presim marrëveshje politike!

Gashi: I kemi 2/3 për ndryshimet kushtetuese, por presim marrëveshje politike!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka deklaruar sot se opinioni e dinë qëndrimin e shumicës parlamentare në shtet. Sa i përket kuvendit, në momentin që ka marrëveshje politike, ata janë të gatshëm ta fillojnë procedurën për ndryshimet kushtetuese.
“Mendojë se kemi 2/3 dhe këtë proces në Kuvend mendojë se do të kalojë lehtë dhe do ta realizojmë. Kjo varet nga momentumi politik”, ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Ky qëndrim i tij vjen pas deklaratës së djeshme të komisares për zgjerim Marta Kos, e cila deklaroi se presin që Maqedonia e Veriut të bëjë ndryshimet kushtetuese, për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE.

MARKETING