Gashi: Është koha për të realizuar punët që i kemi premtuar para qytetarëve!

Gashi: Është koha për të realizuar punët që i kemi premtuar para qytetarëve!

Kryetari i ri Kuvendit, Afrim Gashi, pas përzgjedhjes së tij në krye të Kuvendi tha se falënderon deputetët të cilët votuan që ai të jetë kryetari i ri i Kuvend.
Ai tha fushata zgjedhore ka përfunduar, sot kemi kuvend me përbërje të re dhe shumicë që së shpejti do të formohet.
“Sfida jonë nuk do të jetë të merremi me fjalorin e fushatës, para neve ka perspektivë të re, ku qytetarët presin që ta realizojmë me punë angazhim atë që e kemi premtuar”, tha Gashi, raporton SHENJA.
Ai tha se ikja e rinisë mund të ndalet vetëm nëse miratohen ligje që mund të mundësojnë kthimin e atyre këtu.
“Për mua që jam optimist i artë nuk është e pamundur që të kthejmë një pjesë e tyre nëse e përmirësojmë standardin jetësorë”, tha mes tjerash Gashi.
Gashi tha se nuk duhet të kthehemi në të kaluarën, por duhet të japim zgjidhje për të ardhmen.
“Kjo është arsyeja për shkak se ju bëj thirrje që të jemi bashkë për të përmirësuar gjendjen ekonomike, reformat në arsim, mbrojtjen e familjes dhe ambientet jetësorë, këto janë shtyllat që duhet të bashkohemi”, deklaroi Gashi mes tjerash.

MARKETING