Garnacho po largohet nga Man Utd? Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë La Liga

Garnacho po largohet nga Man Utd? Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë La Liga

Atletico Madridi po bën plane urgjente për disa ndryshiem të mëdha në verë para fillimit të sezonit 2025/2026 në La Liga.

‘Los Rojiblancos’ kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të siguruar trofe të mëdhenj, pasi u eliminuan në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi dhe në Kupën e Mbretit nga Barcelona. 

Këto dy klube gjithashtu duket se do të garojnë me njëra-tjetrën deri në fund edhe për titullin e La Ligas, duke lënë kështu mbrapa atë të Diego Simeones. 

Sipas një raportimi nga Teamtalk, Simeone është i gatshëm të ringjallë interesimin e tij afatgjatë për Alejandro Garnacho. 

Garnacho ka duruar një periudhë të vështirë që prej ardhjes së Ruben Amorim dhe vendi i tij në planet e trajnerit portugez është ende i paqartë. 

‘Djajtë e Kuq’ duan të largojnë disa lojtarë gjatë muajve në vazhdim dhe si pjesë e uljes së kostove, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho tashmë është e sigurt se do të shiten. 

Sidoqoftë, hierarkia e Unitedit po shpreson të sjellë shumën më të madhe të parave për Garnachon, me Simeonen që tashmë e di se duhet të paguajnë 70 milionë euro për 20-vjeçarin. 

Garnacho thuhet se është i hapur ndaj kalimit tek Atletico, atje ku do t’i bashkohet kontigjentit argjentinas në rritje, por Simeone nuk do të paguajë një çmim kaq të lartë për të./

 

MARKETING