Ganiu: Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina, Danella të mos lejojë të përdoret nga BDI

MARKETING
“Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina. Çairi është shtëpi për mbi 60 mijë qytetarë që meritojnë kushte bazike për jetë”, theksoi ai.
Ganiu i bëri thirrje kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, që të mos lejojë të përdoret nga strukturat e BDI-së dhe të angazhojë urgjentisht NP “Higjiena Komunale”. Ai kritikoi edhe partnerët politikë nga Saraji për fushatë politike në kurriz të qytetarëve.
Në deklaratë u përmendën edhe premtimet e pambajtura nga Qyteti, përfshirë parkun, bulevardet, transportin publik falas dhe investimet në Çarshinë e Vjetër.
“Çairi nuk ka borxhe ndaj Qytetit. Kemi plan të gatshëm për pastrim dhe dezinfektim – mjafton që Qyteti të mos bllokojë”, përfundoi Ganiu, duke theksuar se Komuna mbetet e hapur për bashkëpunim institucional dhe veprim konkret.