G7 u mor edhe me dialogun Kosovë- Serbi

G7 u mor edhe me dialogun Kosovë- Serbi

Në mesin e shumë temave që diskutuan e qe kanë ndikim global, liderët e G7 që u mblodhën në Hiroshima të Japonisë, folën edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo u dëshmua në deklaratën e publikuar pas këtij takimi të nivelit të lartë.

Madje, aty shkruan se G7, mirëpret marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e saj të zbatimit në Ohër, dakorduar mes Kosovë e Serbisë.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e saj të zbatimit, të arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars respektivisht’ shkruan mes tjerash në një paragraf të deklafatës së këtij samiti.

Të dyja palëve u bëhet thirrje që t’i zbatojnë me mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse.

Krejt kjo, siç potencohet në dokument, me qëllim të zhbllokimit të potencialit të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit të G7, i ftuar ishte edhe presidenti ukrainas, Zelensky, i cili mori zotime për përkrahje të madhe ushtarake në përballjen e këtij shteti ndaj agresionit rus./rtk

MARKETING