G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

MARKETING

Liderët e vendeve të G7-ës njoftuan se ka nevojë për veprim urgjent për të gjetur zgjidhje ndaj krizës humanitare që përkeqësohet dhe për të minimizuar humbjet civile në Gaza, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në samitin e liderëve të G7 që u mbajt online nën kryesimin e Japonisë, si presidente e radhës në G7 2023, u trajtuan çështjet në rendin e ditës, përfshirë Rripin e Gazës dhe krizën Rusi-Ukrainë.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar në fund të samitit, lidhur me krizën në Lindjen e Mesme u theksua se “Ka nevojë për veprim urgjent për të gjetur zgjidhje ndaj krizës humanitare që përkeqësohet dhe për të minimizuar humbjet civile në Gaza”.

Bëhet e ditur se mbështetet dhe inkurajohet “më shumë pauzë humanitare” për sigurimin e ndihmave për rajonin dhe ndër të tjera bëhet thirrje që Hamasi “të lirojë menjëherë dhe pa parakushte të gjithë pengjet”.

– Sanksionet për diamantet ndaj Rusisë

Me qëllim reduktimin e burimit të të ardhurave të Rusisë e cila vazhdon sulmet e saj kundër Ukrainës, u vendos që nga muaji i ardhshëm të zbatohet kufizim ndaj eksporteve të diamanteve me origjinë ruse.

“G7 do të ndërmarrë hapa për të kufizuar të ardhurat e Rusisë nga energjia dhe aftësitë ekstra aktive në të ardhmen, duke kufizuar kështu aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj të paligjshme”.

“Për diamantet jo industrialë që nxirren, përpunohen ose prodhohen në Rusi do të vendosen kufizime të importit”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se kufizime graduale do të zbatohen për importin e diamantëve rusë që përpunohen në vende të treta.

– Mbështetje nga Japonia

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida deklaroi se vendi i tij do të sigurojë mbështetje me një fond prej 4.5 miliardë dollarë për rindërtimin e Ukrainës.

Sipas transmetimit nga agjencia zyrtare Kyodo, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy foli në samit dhe përsëriti për bashkëbiseduesit e tij në G7 thirrjen për vazhdimin e ndihmave për vendin e tij.

“Rusia beson se Amerika dhe Evropa do të tregojnë dobësi dhe se nuk do të vazhdojnë mbështetjen e nevojshme për Ukrainën”, tha Zelenskyy.

MARKETING