Futbollistët e Maqedonisë arrijnë në Shkup për duelet me Bosnjën dhe Turqinë
Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar sot në Shkup për dy duelet miqësore ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe Turqisë. Seleksionuesi Goce Sedlloski për këto dy duele ka ftuar disa emra të rinj, teksa edhe disa tjerë janë rikthyer snë përfaqësuese, si Sefer Emini që do të jetë sërish pjesë e Maqedonisë, raporton SHENJA.
Në grumbullimin në Shkup u paraqitën pjesa më e madhe e reprezentuesve, ku prezent ishin edhe të ftuarit standart si kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu e Imran Fetai. Maqedonia të premten do ta luajë ndeshjen ndaj Bosnjës në Sarajevë, teksa të hënën tjetër do të përballet me Turqinë në Stamboll. /SHENJA/

