Fushtiq: “Trikafta” edhe për pacientë me sëmundje mesatare të mushkërive

Fushtiq: “Trikafta” edhe për pacientë me sëmundje mesatare të mushkërive

Terapia “kaftrio“ në kombinim me “kalideko“ (kalydeco), e njohur si “trikafta“ në SHBA, ndërsa për të cilën ekzistonte interes i madh mediatik, ka filluar të jepet para një muaji tek tetë pacientë, ndërsa nga dje edhe tek katër pacientë me fibrozë cistike në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve dhe Klinikën universitare për pulmologji. Terapia indikohet për pacientë me fibrozë cistike të cilët kanë gjashtë vjet e më shumë dhe të paktën një mutacion F508del në gjenotip, informoi prof. d-r Stojka Fushtiq, u.d drejtor medicinal i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

“Në kushte kur nuk është siguruar terapia me ‘kaftrio’ për të gjithë pacientët me fibrozë cistike që plotësojnë kriteret për të – rreth 80, ne u japim përparësi terapisë pacientëve me funksion më të keq të mushkërive të shprehur përmes FEV1. Marrëveshja për atë se cilët nga pacientët do të përfshihen është mes mjekëve të dy klinikave të cilët janë përgjegjës për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike“, thuhet në deklaratën e shkruar të Fushtiqit.

Siç theksohet në kumtesë, duke ofruar terapi për një numër më të madh pacientësh, “kaftrio” në kombinim me “kalidekon” do të përfitojnë edhe pacientët me sëmundje mesatare të mushkërive.

 

MARKETING