Fundjava do të jetë me diell dhe ngrohtë, nga e marta përsëri destabilizim i motit

Fundjava do të jetë me diell dhe ngrohtë, nga e marta përsëri destabilizim i motit

Në ditët e fundjavës dhe të hënën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Temperaturat ditore, siç njofton DPHM-ja, kudo do të jenë mbi 30 gradë.

Të martën pritet përsëri destabilizim i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, në formën e stuhisë lokale.

Moti nesër do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri 37 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë.

 

MARKETING