Fuat Oktaj viziton Çarshinë e Vjetër të Shkupit – u takua me kryetarin e shoqatës “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki

Fuat Oktaj viziton Çarshinë e Vjetër të Shkupit – u takua me kryetarin e shoqatës “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Fuat Oktaj, gjatë vizitës së tij disa ditore në vendin tonë, përpos takimeve politike, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kishte rastin që të viziton edhe monumentet historiko-kulturore, xhaminë e Mustafa Pashës dhe Kurshumli Han.

Gjatë vizitës së tyre në Çarshinë e Vjetër, delegacioni turk me një grup deputetësh të kryesuar nga Oktaj, vizituan edhe shoqatën humanitare “Ensar”, ku nikoqiri i takimit, kryetari Prof. Dr. Sylejman Baki, në këtë bashkëbisedim miqësor, foli mbi aktivitetet kulturoro-humanitare dhe arsimore të “Ensar” gjatë këtyre viteve.

Në lidhje me këtë vizitë miqësore, ka shkruar edhe Fuat Oktaj, i cili ka vlerësuar tejmase përpjekjet për ruajten e kulturës dhe objekteve historike osmane në këto troje.

“Gjithashtu, vizituam edhe shoqatën Kulturore, Humanitare dhe Arsimore “Ensar” në Shkup, ku u informuam mbi restaurimin e objekteve historike në Maqedoninë e Veriut, si dhe mbi projektet në fushën e kulturës, arsimit dhe sferën humanitare. Projektet e realizuara nga TIKA në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht ato që lidhen me restaurimin e objekteve osmane dhe mbrojtjen e trashëgimisë historike e kulturore, janë për tu vlerësuar shumë. Këto përpjekje jo vetëm që ruajnë gjurmët e së kaluarës, por gjithashtu ndihmojnë në përcjelljen e këtyre vlerave tek brezat e ardhshëm, duke forcuar kështu lidhjet e thella kulturore mes dy vendeve. Projektet domethënëse të TIKA-s kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Fuat Oktaj.

MARKETING