Frutat dhe perimet e konfiskuara shpërndahen në spitale dhe konvikte

Frutat dhe perimet e konfiskuara shpërndahen në spitale dhe konvikte

Frutat dhe perimet që u konfiskuan në aksionin në tregun me shumicë “Kuantashki” i janw dhuruar disa institucioneve në vend.

Ky vendim është sjell në takimin e djeshëm të drejtorit të Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, Driton Nebiu dhe atij të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Agjencia për menaxhim me pronën e koinfiskuar informoi  se për herë të parë ndodhë që malli i konfiskuar në të njëjtën ditë t’u dhurohet IPSHF “11 Tetori” – Shkup, Shkollës shtetërore për rehabilitim për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” Shkup, IPSH Klinika universitare për terapi fizikale dhe rehabilitim mjekësor – Shkup, Shoqatës për persona të verbër – Kumanovë, IPSH Spitalit të posaçëm për gjinekologji ebstetrikë “Nënë Tereza”, IPSH Spitlait psikiatrik “Shkup” – Shkup, Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle, NP Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve – Shkup dhe INP Idrizovë.

MARKETING