Fronti Evropian tërhiqet, tubimin përmbyllës do ta mbajë më 5 maj

Fronti Evropian tërhiqet, tubimin përmbyllës do ta mbajë më 5 maj

Pas debateve se kush do të mbajë tubimin përfundimtar në sheshin “Iliria” në Tetovë, mes Frontit Evropian dhe “VLEN”-it, pasi të dyja palët deklaronin se ata kanë të drejtën për ta mbajtur tubimin më 6 maj, janë deklaruar nga Fronti Evropian, të cilët kanë thënë se tërhiqen dhe se tubimin do ta mbajnë një ditë më herët, pra më 5 maj.
Zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të Frontit Europian, Arbër Ademi bëri të ditur se tubimi përmbyllës për zgjedhjet parlamentare i Frontit Europian do të mbahet në Tetovë më 05 Maj me fillim nga ora 20:00.

MARKETING